Reperi Buta i cili u arrestuar për shitjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, është liruar.
Në një prononcim për Top Channel, avokati i reperit të njohur Buta, ka njoftuar lirimin e tij. Sipas burimeve, për reperin nuk ka më masë dënimi duke hedhur poshtë akuzat e mëparshme.
Reperi u la në paraburgim me akuzat e shit-blerjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, por pasi doli para gjykatës ai fitoi lirinë.
Ai u paraqit sot në Gjykatën e Ferizajt, për tu hetuar mbi akuzat e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ku edhe ka deklaruar se kërkonte lirinë.
“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçe si dhe gruan, të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!