E diel, 27 Prill, 2025
spot_img
HomeSportU akuzua për trukim ndeshjes, reagon FC Ballkani – Indeksonline.net

U akuzua për trukim ndeshjes, reagon FC Ballkani – Indeksonline.net

18:07 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / Gj. Sh

Ballkani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi u akuzua për trukim të ndeshjes.

Tre herë kampioni i Kosovës, ka bërë të ditur se do të ngrej padi ndaj gazetarit, Valon Rashiti, shkruan IndeksOnline.

”FC Ballkani shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë ndaj tentimeve të vazhdueshme për ta përlyer emrin e pastër të klubit tonë.

Duke qenë se në vazhdimësi jemi përballur me sulme nga më të ndryshmet, sot kjo fushatë ka kulmuar edhe me pretendimet e ulëta për trukime ndeshjesh, gjë të cilën në asnjë mënyrë nuk lejojmë të kalojë në heshtje.

Ekipi ynë ligjor do të bëj padi ndaj gazetarit Valon Rashiti, për shpifje dhe tendencë t’i jap hije të keqe emrit të klubit që deri sot i ka dhënë aq shumë futbollit të Kosovës.

Ndaj çdo kundërshtari në fushë kemi luftuar brenda mundësive dhe kapaciteteve tona, kemi fituar, humbur dhe barazuar, por gjithmonë me angazhimin vetëmohues të secilit prej nesh, pasi këtë na e obligon etika, nderi dhe sporti i futbollit.

Siç kemi bërë deri sot, do të vazhdojmë t’i rrisim dhe edukojmë gjeneratat e reja të FC Ballkanit dhe gjithë Kosovës, që në fushë futbollistët duhet të zbresin për të luftuar 90 minuta, duke dhënë gjithçka nga vetja.

Askush nuk mund të luaj me djersën tonë!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Kujtojmë se pak orë më parë, gazetari Valon Rashiti bëri një postim ku thotë se ka informacione se Ballkani do të humbas ndeshjen ndaj Malishevës.

Por kjo nuk doli të jetë e sakt, pasi skuadra suharekase fitoi mr rezultat 3-2./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT