Një aksident trafiku kishte ndodhur në gusht të këtij viti në jug të Mitrovicës, ku pas një muaji ka ndërruar jetë këmbësori që ishte goditur nga një veturë në lëvizje.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima mashkull kosovar, ishte duke lëvizur në rrugë kur është goditur nga automjeti që drejtohej nga një i dyshuar, gjithashtu mashkull kosovar.
Si pasojë e goditjes, viktima kishte pësuar lëndime serioze trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas disa javësh trajtim, më 29 Shtator 2025, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. /Telegrafi/