Gazetarja e emisionit Kiks Kosova, Gentiana Gashi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Gent Carrabregun, i cili, sipas burimeve të emisionit, është Këshilltar për Politikë të Jashtme i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Carrabregut iu drejtua pyetja nëse ka pasur ndikim në punësimin e vëllait të tij, Nol Carrabregu, në ndërmarrjen publike “HidriDrini” në Pejë, bordi i përkohshëm i së cilës ishte emëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Menjëherë pasi dëgjoi temën, Carrabregu ia ndërpreu telefonatën gazetares.
Edhe pas tentimeve të tjera të shumta, ai mbeti i paqasshëm për Kiks Kosovën. /Klankosova.tv
The post Tyt, tyt, tyt… mbetet pa fjalë këshilltari i Kurtit, punësoi vëllain në “Hidrodrin” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.