Tyrese Gibson në telashe ligjore: Kërkohet për mizori ndaj kafshëve pas sulmit fatal të qenit të fqinjit në Atlanta

Tyrese Gibson në telashe ligjore: Kërkohet për mizori ndaj kafshëve pas sulmit fatal të qenit të fqinjit në Atlanta

Ylli i “Fast & Furious”, Tyrese Gibson, 46 vjeç, po kërkohet nga autoritetet në Atlanta, Georgia, për shkak të një hetimi për mizori ndaj kafshëve.

Një nga katër qenët e tij të racës Cane Corso lidhet me sulmin fatal ndaj qenit të fqinjit të tij, Harrison Parker, një Cavalier King Charles Spaniel pesëvjeçar me emrin Henry.


Sipas Kapiten Nicole Dwyer, Parker kishte lënë Henryn të dilte në oborrin e tij të mbrojtur me gardh, por kur u kthye pak minuta më vonë, e gjeti qenin të ngordhur me shenja sulmi nga një kafshë tjetër, shkruan DailyMail.

Raportimet e policisë tregojnë se qentë e Gibsonit kishin qenë të lirë dhe se kishte pasur të paktën pesë raportime të tjera për qentë që lëviznin lirshëm në javën para incidentit.

Gibson ndodhet aktualisht në Dubai për një “pushim për shëndetin mendor”, i cili pritet të zgjasë deri në nëntor.

Ai kishte premtuar më 22 shtator se do t’i dorëzonte qentë Shërbimeve për Kafshët, por kur autoritetet mbërritën, aktori kërkoi disa ditë shtesë për të vendosur, duke shkaktuar lëshimin e një urdhri kërkimi dhe një urdhri arresti për mizori ndaj kafshëve.

Kapiten Dwyer theksoi: “Është neglizhencë nga ana e tij si pronar shtëpie dhe pronar kafshësh, duke i lënë ato të enden të lira. Dhe tani ata kanë vrarë një kafshë të pafajshme”.

Aktori nuk ishte në shtëpi kur mbërriti policia dhe qentë ishin zhvendosur.

Autoritetet vazhdojnë kërkimin e tij dhe paralajmërojnë se do të ndiqet ligjërisht për çdo mosbashkëpunim me kërkesat për dorëzimin e kafshëve. /Telegrafi/