Pulmologu Besim Morina ka folur sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova rreth situatës së ndotjes së ajrit në Kosovë.
Ai nënvizoi se një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përkeqësimin e cilësisë së ajrit janë vetura, apo tymi i tyre.
Sipas tij, ndotja është më e theksuar në zonat urbane, veçanërisht në Prishtina dhe qytetet e tjera të mëdha.
“Burimi kryesor i ndotjes së ajrit janë makinat, ose tymi që vjen nga makinat. Në nivelet më të mëdha të ndotjes i kemi në qytete, sidomos në Prishtinë dhe në qytete të mëdha”, tha ai./Klankosova.tv


