Turku i zhdukur në Prishtinë gjendet nga gruaja në gjendje të mirë shëndetësore

Asnjë gjurmë që nga 2 tetori, gruaja në Prishtinë kërkon ndihmë për ta gjetur burrin

Është gjetur shëndosh e mirë, shtetasi turk, Bulent Bozkurt i cili u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij në Prishtinë.

Për Klankosova.tv, gruaja e tij, Selvete Bozkurt, njoftoi se burrin e gjeti në lagjen “Dardania” rreth orës 22:00.

“E kam gjetur unë pasi kam vazhduar kërkimin, e gjeta ulur në lagjen “Dardania” në Prishtinë”, tha ajo.

Gjatë pasdites, Selvetja përmes Klankosova.tv, kërkoi ndihmë nga qytetarët për ta gjetur burrin e saj të cilin e kishte raportuar si të zhdukur që nga 2 tetori. Për rastin, ajo e kishte njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Asnjë gjurmë që nga 2 tetori, gruaja në Prishtinë kërkon ndihmë për ta gjetur burrin

The post Turku i zhdukur në Prishtinë gjendet nga gruaja në gjendje të mirë shëndetësore appeared first on Klan Kosova.