Një turist britanik ka vdekur teksa po udhëtonte me një mik në malet Himalaja në veri të Indisë.
Dy burrat britanikë po ecnin në “terren jashtëzakonisht të vështirë” pranë fshatit Thathri në Dharamshala kur njëri prej tyre u plagos rëndë, thanë shërbimet lokale të urgjencës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Burri u shpëtua dhe u zbrit nga mali me barelë, por në kohën kur arriti në spital gati 24 orë më vonë ai u deklarua i vdekur, thanë shpëtimtarët.
Zyra e Jashtme tha se ata “po mbështesin familjen e një britaniku që ka vdekur në Indi dhe janë në kontakt me autoritetet lokale”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>