Mbrëmë u zhvillua derbi mes Juventusit dhe Milanit në Serie A.
Ndeshje kjo e cila u përfundua me barazim 0-0 në “Allianz Stadium” të Torinos.
Edhe këtë herë nuk është aktivizuar në ndeshje ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.
Për këtë gjë madje u pyet edhe trajneri Igor Tudor, se përse nuk e aktivizoi atë, me trajnerin kroat që tregoi një përgjigje të vrazhdë rreth kësaj çështje.
“Unë zgjedh më të fortët dhe ata që mund të na sjellin rezultat”, ishte përgjigja e trajnerit Tudor.
Juventusi, kujtojmë se në Serie A gjendet në pozitën e 5-të me 12 pikë, ku nuk ka humbur ende një ndeshje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!