Tudor i ashpër me Zhegrovën: E lashë në stol sepse zgjodha lojtarët më të fortë që mund të sjellin rezultat

Tudor i ashpër me Zhegrovën: E lashë në stol sepse zgjodha lojtarët më të fortë që mund të sjellin rezultat

Trajneri Igor Tudor ka qenë i ashpër me sulmuesin Edon Zhegrova, duke konfirmuar se ishte zgjedhje taktike se pse nuk e ka futur në dy përballjet e fundit ndaj Villarrealit e AC Milanit.

Anësori kosovar i shikoi të dy ndeshjet nga stoli, ku pavarësisht që është shëruar plotësisht nga lëndimi nuk ka qenë në zgjedhjet e Tudor.


Tekniku kroat ishte i qartë pas barazimit me Milanin, ku ndër të tjera e paralajmëroi Zhegrovën se duhet të bëhet më i fortë për të luajtur në fanellën “Bianconere”.

“I zgjodha lojtarët më të fortë dhe ata që mund të na sjellin rezultate”, ishte përgjigja e shkurtër e Tudor.

Edon Zhegrova

Zhegrova me shumë gjasë do të ketë mundësinë për të fituar minuta në dy ndeshjet e muajit tetor, ku pavarësisht që nuk ka luajtur shumë te skuadra italiane, shihet si ‘aseti’ kryesor i Franco Fodas.

Ai do t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet ndaj Sllovenisë, respektivisht Suedisë, që zhvillohen më 10 dhe 13 tetor.

Kujtojmë, Kosova aktualisht ka tre pikë në tabelë dhe mbetet hapur në garë për një kualifikim të mundshëm të Botërorit./Telegrafi/