Tubimi zgjedhor: Çka premtoi AAK-ja në Malishevë (VIDEO)

Tubimi zgjedhor: Çka premtoi AAK-ja në Malishevë (VIDEO)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, asnjëherë nuk ka qenë në krye të qeverisjes së Malishevës.

Por,  kësaj here i është futur garës për kryetar të Komunës së Malishevës, së bashku me kandidatin Enver Hoti, i cili është pjesë e 30 asamblistëve të kësaj komune.

Ky mori fjalën në një tubim publik, ku në programin e tij përmendi problemet me të cilat përballet komuna, si mungesa e ujit të pijshëm dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

Sipas tij, slogani “Dritë për Malishevën” nuk i përshtatet asnjë komune më shumë se Malishevës, ku banorët përballen me mungesë rryme deri në 9 orë në ditë, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.

Ai nuk la pa përmendur edhe zhvillimet që synon t’i sjellë në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.

Në arsim, tha se do të kishte më shumë mësimdhënës nëse nuk do të kishte presion nga pushteti aktual.

Fjalës së tij iu bashkua edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se ishte plotësisht dakord me ato që u thanë në këtë tubim./Klankosova.tv

Ndiqni kronikën e plotë, në videon vijuese:

The post Tubimi zgjedhor: Çka premtoi AAK-ja në Malishevë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.