Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur të shtunën gjatë një tubimi të organizuar nga aktori Tamil Vijay, i cili po zhvillon fushatë zgjedhore, njoftuan zyrtarët lokalë.
“Tridhjetë e një persona vdiqën dhe më shumë se 50 janë shtruar tani në spital,” tha V. Selvaraj, një zyrtar i lartë policor në distriktin Karur të Tamil Nadus, ku ndodhi ngjarja.
Grumbullime të mëdha njerëzish ishin mbledhur për këtë takim, pjesë e turneut të Vijay-it për fushatën e partisë së tij politike, Tamilaga Vettri Kazhagam.
Vijay, i njohur vetëm me një emër, themeloi një parti politike vitin e kaluar dhe nisi fushatën këtë muaj para zgjedhjeve shtetërore që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, raporton CNN, transemton Sinjali.
Ligjvënësi shtetëror Senthil Balaji tha për gazetarët se 58 persona u shtruan në spital pas asaj që ai e përshkroi si një stuhi njerëzish. Ai shtoi se Kryeministri i Tamil Nadus, MK Stalin, do të vizitojë zonën të dielën.
“Ngjarja e trishtë gjatë një tubimi politik në Karur, Tamil Nadu, është thellësisht e dhimbshme,” tha Kryeministri Narendra Modi në një postim në X.
Thirrjet për Ministrinë e Shëndetësisë së Tamil Nadus dhe për zyrën e Kryeministrit MK Stalin nuk u përgjigjën.
“Lajmet që vijnë nga Karur janë shqetësuese,” tha Stalin në një postim në X, duke shtuar se kishte urdhëruar ministrat dhe zyrtarët të ofrojnë ndihmë mjekësore të menjëhershme për ata që rrëzuan gjatë tubimit dhe kishte dërguar ndihmë shtesë nga Tiruchirappalli pranë.
Sipas raportimeve të mediave, të paktën 44 mjekë nga distriktet fqinje Tiruchirappalli dhe Salem janë dërguar në Karur për të ndihmuar të plagosurit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tubimi politik në Indi përfundon tragjikisht: 29 të vdekur, mbi 50 të plagosur appeared first on Sinjali.