Tubimi partiak: VV e Banjës pret Kurtin me këngë për Limajn (VIDEO)

Tubimi partiak: VV e Banjës pret Kurtin me këngë për Limajn (VIDEO)

Investime milionëshe sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, u bënë në Malishevë, ani se kjo komunë konsiderohet si bastion i një partie tjetër.

Madje në vendin ku ky po fliste për këto shifra, u dëgjuan këngë kushtuar Fatmir Limajt të Nismës Socialdemokrate.

E me Valon Hotin që potencialisht mund të vijë në krye të komunës pas 12 tetorit, u premtua transformim.

Veç ujit e rrymës, i zgjedhuri për kryetar komune nga VV, u zotua për goxha investime, ku siç tha do ta kthejë vendimmarrjen tek qytetarët, e jo siç pretendon që është tani.

Pasi premtoi edhe stacion të ri të autobusëve, qendër multifunksionale e ndërmarrje lokale, Hoti prezantoi 30 kandidatët për asamblistë.

E pas fjalimeve e fotografive, mysafirët u përcollën me daulle.

Detaje nga kronika e zgjeruar:

The post Tubimi partiak: VV e Banjës pret Kurtin me këngë për Limajn (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.