Tubimi në Llugaxhi: Konjufca në vendlindje lyp vota për Qeriqin (VIDEO)

Tubimi në Llugaxhi: Konjufca në vendlindje lyp vota për Qeriqin (VIDEO)

Në fshatin Llugaxhi është mbajtur tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje, ku deputeti Glauk Konjufca kërkoi mbështetje për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqi. 

Në fjalimin e tij, Konjufca tha se Llugaxhia dhe gjithë Lipjani do të përfitojnë zhvillim nëse qytetarët i japin besimin Qeriqit, raportoi nga vendi i takimit, gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj. 

Sipas Zogajt, Konjufca shtoi se mungesat e akumuluara ndër vite në këtë komunë do të zgjidhen me një plan të qartë e specifik që ka ekipi i Vetëvendosjes.  

Pas tij, para të pranishmëve foli edhe kandidati Ilir Qeriqi, i cili premtoi zgjidhje për shumë probleme të Lipjanit, duke filluar nga fshati i tij, Llugaxhia.

Ndiqeni të plotë kronikën në vijim:

 

The post Tubimi në Llugaxhi: Konjufca në vendlindje lyp vota për Qeriqin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.