Mundësia e votimit sefte për 10 deputetë sivjet, bëri që simpatizantët të mbledhin më shumë vizitkarta.
Kandidatët që ishin brenda në tubimin e Lidhjes Demokratike në Gjilan të enjten, bënin ngapak fushatë, raporton Klan Kosova.
Në tubimin e nëndegës “Kodra e Dëshmorëve” erdhi edhe kreu i LDK-së gjilanase, që teksa pret kryetarin e partisë, ndërron ca llafe me miq.
Kur këmba i shkel në këtë qytet, i nominuari për shef qeverie, Lumir Abdixhiku krah për krah me nënkryetarin e partisë futen në sallën plot, e te një përkrahës nga mërgata ndalen pak.
Më pas nis tubimi që jo për të gjithë pati vend, e në emër të kandidatëve gjilanas foli një grua.
Kjo nuk la pa thumbuar pak, sloganin e partisë në pushtet.
E ish-kreu i Gjilanit e njoftoi shefin e partisë, për diçka sipas tij fatkeqe për banorët e këtushëm.
Lutfi Haziri shtoi se qyteti mbeti zorrë qorre me VV-në lokale e qendrore.
E ata që sot janë në krye të ekzekutivit, s’e ndalin atë që Abdixhiku e quan ringritje e djathtë.
Ushtarët e Ibrahim Rugovës siç u quajti këta, i siguroi se i do të bashkuar.
Nga gjilanasit ky kërkoi të bëjnë një dallim më 9 shkurt.
E për një projekt madhor që sipas tij u la në harresë, u zotua për finalizim rekord.
Njësoj i bindur qe edhe për ndërtimin e stadiumit me kushte të UEFA-s, por edhe zhvendosjen e kazermës së FSK-së nga qyteti.
Nga tubimi, i cili u monitorua edhe nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian, Lumir Abdixhiku u largua me thirrjen për mobilizim, e me gjilanasit la takim në tubimin qendror me 6 shkurt në bulevard. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>