Shoqëria civile do të organizojë sot tubim paqësor dhe solidarizues për popullin e Gazës.
Tubimi është paraparë të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” me fillim nga ora 19:00.
Organizime të tilla ka pasur në mbarë botën si reagim ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza.
Me moton “Në Gaza s’ka jetë – por ne kemi zë”, organizatorët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen dhe të ngrehin zërin kundër dhunës dhe padrejtësive ndaj banorëve të Gazës dhe të rrisin ndërgjegjësimin për krizën humanitare atje.
The post Tubim paqësor dhe solidarizues për popullin e Gazës sot në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.