E hënë, 27 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizTrysnia e pushtetit, KPM me udhëheqës të ri pa i skaduar mandati...

Trysnia e pushtetit, KPM me udhëheqës të ri pa i skaduar mandati kryetarit aktual

Në mënyrë tinëzare partia në pushtet iu vërsul Komisionit të Pavarur të Mediave.

Gjithçka nisi mëngjesin e sotëm, kur anëtarja Luljeta Aliu, e afërt me Vetëvendosjen, ftoi anëtarët tjerë të KPM-së, në një mbledhje për ta ndryshuar tinëzisht rregulloren, që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri, njofton Klankosova.tv.

Ashtu edhe ndodhi!

Pasi fillimisht u ndryshua rregullorja, u votua për kryesinë e re, ku  me 4 vota, Besnik Berisha u bë kryetar i KPM-së.

Por sipas kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, kjo që ndodhi sot është në kundërshtim me Ligjin.

Ende pa i skaduar mandati Mehmetit, anëtarët e afërt me pushtetin me nguti vendosën të zgjedhin kryetarin e ri.

Ky veprim ngjalli reagime të mëdha nga Shoqëria Civile dhe opinioni mediatik në vend, pasi është i qartë qëllimi “pushtues” i pushtetit të Albin Kurtit.

Ai që ligjërisht është ende kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave, kërkoi pauzë, për të qartësuar gjithçka nëse kjo që ndodhi sot mund të ketë legjitimitet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498