Ftesës së shoqatës së ish- të burgosurve politike për tryezë diskutimi mbi gjendjen politike në vend nuk iu përgjigj pozitivisht asnjë parti politike.
Kësisoj tryeza e diskutimit ” Konstituimi i institucioneve qendrore, zgjidhja e ngërçit politik” dështoi.
Mediave të pranishme iu drejtua kryetari i shoqatës Shefik Sadiku, i cili tha se është për keqardhje kjo situatë, raportoi gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.
Sadiku theksoi se partitë politike e kanë për obligim të japin sqarim tek qytetarët.
I njëjti pohoi se do të kërkojnë sërish takim, pasi siç tha janë lodhur e nervozuar me ngërçin politik.
The post Tryeza për gjendjen politike dështoi, partitë politike refuzojnë ftesën e ish-të burgosurve appeared first on Klan Kosova.