E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Trustin ma paguan veç 45 cent”: Revoltohet arkivisti i KRM “Uniteti” (VIDEO)

“Trustin ma paguan veç 45 cent”: Revoltohet arkivisti i KRM “Uniteti” (VIDEO)

Qe 10 vjet mban pozitën e arkivistit, por tek në 2025-ën ka zgjedhur të reagojë publikisht.

Endrit Berani, që nga 1 korriku nisi që në rrjetin e tij social Facebook të flasë për padrejtësitë që sipas tij janë bërë ndër vite në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave, “Uniteti” në Mitrovicë, raporton Kiks Kosova.

Sipas Beranit, dy pikat të cilat e shqetësojnë vazhdimisht, janë ngritja e pagave vetëm për disa punonjës dhe mospagesa e rregullt e kontributeve pensionale.

Sipas dokumenteve që Berani ka zgjedhur t’i bëjë publike, trusti i tij figuron të jetë paguar me shifra shumë të ulëta, për disa muaj ndërmjet viteve 2018 dhe 2020.

Shifra këto që qenë edhe 14-15 cent në muajin e 11-të të 2018-ës.

Sipas Beranit, tjetër shqetësim për të cilin ka ngritur dhjetëra pyetje janë edhe kushtet në të cilat punojnë punonjësit e Unitetit në Mitrovicë.

Sipas tij, shpeshherë kompania kontrakton kompani private ngase nuk ka mjete të mjaftueshme për të kryer të gjitha shërbimet e saja.

Ndërsa Kiks Kosovën, Berani e njoftoi edhe për një sipas tij brengë që po e shqetëson.

Sipas dokumentit që ka siguruar emisioni, në 2019-ën, Kryeshefi Ekzekutiv asokohe, Gazmend Morina, kishte marrë një vendim sipas të cilit asnjë punëtor i ndërmarrjes nuk ka të drejtë të pranojë dokumente nga institucionet e drejtësisë apo komunat.

Por ato do të pranohesh drejtpërdrejtë nga Kryeshefi Morina ose Drejtori Operativ Ylber Murtezaj.

E sipas Beranit, as vulën e Kompanisë të cilën sipas kontratës së tij, do të duhej ta kishte në zyre, në fakt ai nuk e posedon.

Kiks Kosova kërkoi përgjigje nga ndërmarrja edhe për rastin e Endrit Beranit dhe arsyen pse në vitin 2019 iu hoqën përgjegjësitë.

Sipas kompanisë, urdhri që ishte marrë nga ish-Kryeshefi Ekzekutiv, ishte nënshkruar nga të gjithë duke përfshirë edhe Endrit Beranin.

Sipas “Unitetit”, asnjë e drejtë në këtë rast nuk ishte cenuar. /Klankosova.tv

The post “Trustin ma paguan veç 45 cent”: Revoltohet arkivisti i KRM “Uniteti” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT