Trupi i pajetë, që dyshohet të jetë i Beqir Malokut, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Maloku ishte raportuar i zhdukur verën e kaluar, ndërsa rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.
“Trup i pajetë është dërguar në IML. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


