Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka dhënë dëshminë e tij në ditën e dytë të gjykimit në Hagë, ku është thirrur si dëshmitar nga mbrojtja e Hashim Thaçit.
Pas gati një ore dëshmi, trupi gjykues ka vendosur të ndërpresë seancën me një pauzë 10-minutëshe, për t’u rikthyer më pas në Gjykatën Speciale, raporton Klankosova.tv.
Gjatë dëshmisë së tij, Rubin deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin arritur të vërtetonin se UÇK-ja ishte përfshirë në veprimtari kriminale dhe vrasje.
The post Trupi gjykues shkon në pauzë pas dëshmisë së James Rubin appeared first on Klan Kosova.