E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/trumpi-thote-se-javet-e-fundit-u-morem-me-kosoven-dhe-serbine-123/Trumpi thotë se “javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë”...

https://klankosova.tv/trumpi-thote-se-javet-e-fundit-u-morem-me-kosoven-dhe-serbine-123/Trumpi thotë se “javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë” – Klan Kosova

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë.

Gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, Trumpi teksa tregoi për një telefonatë nga presidenti rus, Vladimir Putin, tha se “e dini, javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë”.

“Më telefoni një ditë dhe më tha ‘A mund të të ndihmojë me Iranin? I thashë ‘Jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse, e dini, javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin. Kosovën, Serbinë. Mendoj se të premten kemi Kongon dhe Ruandën që po vijnë”, tha Trump, njofton Klankosova.tv.

Pesë ditë më parë, Trumpi tha se atij do t’i duhej t’ia jepnin çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë administratës së tij të parë.

“Do të duhej të ma jepnin Çmimin Nobel për Ruandën apo Kongon, mund të themi edhe për Serbinë dhe Kosovën, mund të thoni edhe për shumë tjerë, dhe e madhja është India dhe Pakistani…”, u shpreh ai, për të vazhduar: “Nuk ma japin mua, ua japin vetëm liberalëve”.

The post Trumpi thotë se “javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT