Trumpi ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë

news image

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër gafë gjatë një konference për shtyp në Londër, ku ndodhej në krah të kryeministrit britanik Keir Starmer. Ai përmendi se ka ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit mes “Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, duke ngatërruar sërish Shqipërinë me Armeninë.

“…Të mendoni se kemi zgjidhur Azerbajxhanin me Shqipërinë si shembull. Zgjaste me vite. Nuk do të zgjidhej kurrë… U zgjidh në zyrën time”, deklaroi Trump.

Ky nuk është rasti i parë që Trump bën këtë ngatërresë gjeopolitike. Edhe më herët ai ka pretenduar se ka ndihmuar në zgjidhjen e një konflikti që realisht nuk ekziston – mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë – duke e përmendur Shqipërinë në vend të Armenisë, me të cilën Azerbajxhani ka pasur konflikte të përgjakshme, përfshirë luftën në Nagorno-Karabak.

Gafa ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë vënë në dukje mungesën e saktësisë së Trump për çështje të ndjeshme ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/