Trumpi në konferencë me Netanyahun: Marrëveshja e paqes është “më shumë se afër”

news image

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje është “më shumë se shumë afër”, duke e cilësuar këtë moment si potencialisht një nga ditët më të rëndësishme në historinë e qytetërimit.

Gjatë një deklarate për mediat, Trump tha se është duke punuar ngushtë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.

“Kjo është potencialisht një nga ditët më të mëdha ndonjëherë në qytetërim”, ka theksuar Trumpi.

Megjithatë, Trumpi theksoi se pranimi nga ana e Hamasit ende nuk është i garantuar.

“Nëse pranohet nga Hamasi, kjo marrëveshje parasheh lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura menjëherë, por në asnjë rast më vonë se 72 orë”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/