E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeTrumpi: Ndalëm diçka që ishte gati të niste mes Serbisë e Kosovës...

Trumpi: Ndalëm diçka që ishte gati të niste mes Serbisë e Kosovës – shpëtuam shumë jetë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se kanë shpëtuar shumë jetë pasi ndalën diçka që ishte gati të niste mes Serbisë dhe Kosovës.

Trumpi tha se së fundi ndalën një konflikt mes Serbisë e Kosovës, teksa përmendi edhe konflikte të tjera që ishin gati të shpërthenin si ato midis Indisë e Paktistanit, Kongos e Ruandës si dhe Tajlandës e Kamboxhas.

“Serbia dhe Kosova, ne ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, tha Trumpi, njofton Klankosova.tv.

Kjo nuk është hera e parë që Trumpi e përmend nëpër ngjarje madhore se e ndali një konflikt midis Serbisë dhe Kosovës.

Se Trumpi e ka ndalur një konflikt mes Serbisë e Kosovës ditë më parë e pati konfirmuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

The post Trumpi: Ndalëm diçka që ishte gati të niste mes Serbisë e Kosovës – shpëtuam shumë jetë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT