Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme të SHBA-së të përmbysë një vendim të gjykatës më të ulët që vendosi se shumë nga tarifat e tij gjithëpërfshirëse janë të paligjshme.
Në një kërkesë të paraqitur të mërkurën vonë, administrata eTrumpit u ka kërkuar gjyqtarëve të ndërhyjnë shpejt për të përcaktuar se presidenti ka fuqinë për të vendosur taksa të tilla importi mbi vendet e huaja, raporton BBC.
Një Gjykatë Apeli e SHBA-së për Qarkun Federal, javën e kaluar ka vendosur me votim 7-4 se tarifat që Trumpi ka sjellë përmes një akti të fuqive ekonomike emergjente nuk ishin brenda mandatit të presidentit dhe se vendosja e taksave ishte “një fuqi thelbësore e Kongresit”.
Çështja mund të përmbysë agjendën ekonomike dhe të politikës së jashtme të Trumpit dhe të detyrojë SHBA-në të rimbursojë miliarda në tarifa.
Trumpi i kishte justifikuar tarifat sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA), i cili i jep presidentit fuqinë për të vepruar kundër kërcënimeve “të pazakonta dhe të jashtëzakonshme”.
Në prill, Trumpi shpalli një emergjencë ekonomike, duke argumentuar se një çekuilibër tregtar kishte dëmtuar prodhimin vendas dhe ishte i dëmshëm për sigurinë kombëtare.
Ndërsa gjykata e apelit vendosi kundër presidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!