Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij ka frenuar një përshkallëzim të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vetëm pak javë më parë.
Por cili ishte ky përshkallëzim që Donald Trump pretendon që e ndali?
Lidhur me këtë pyetje në emisionin “Kosova Today” kanë diskutuar Lutfi Bilalli, Fatjon Softa dhe Artur Meçollari.
Bilalli thotë se Kosova duhet të ketë kujdes, duke shtuar se Prishtina dhe Beogradi mund të pranojnë një vendim të pakënaqshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Sot në gjeopolitikën botërore jetojmë me vatra të krizës dhe lufta, me sinonimin dhe fjalinë luftë. Por për njerëzit që kanë logjik të shëndoshur, po jetojmë në një kohë interesante. Vlerat të cilat dëmtojnë njerëzimin konsiderohen si paqe. Me luftën Izrael-Iran mendoj që kemi përshpejtim të madh të proceseve të tjera në botë. Te ne në Ballkan, mendoj që kemi një vatër që hynë në vartrën e krizave në botë, e cila nuk ka përfunduar ende. Kosova duhet të ketë një kujdes, që po hynë në vallen e asaj që do të jetë një vendim që mendoj që do të pranohet nga dy palët, i pakënqshëm për dy palët, por patjetër për t’u realizuar”, u shpreh Bilalli.
Nga ana tjetër, Meçollari thotë se Trumpi ka hiperbolizuar deklaratën lidhur me ndalimin e një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.
“Deklarata e presidentit Trump duhet të merret në një kontekst të caktuar. Hiperbolizmi që unë ndala luftën, këtu kemi të bëjmë me sa kuptoj, me një veprim jo konvencional, por me një veprim hibrid, pra ajo që ka ndodhur në tri-katër vjetët e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ose veprimet që ka kryer Serbia në të kaluarën, dhe që vazhdon t’i kryej edhe sot sipas presidentit Trump”, tha Meçollari.
Ai shton se Serbia s’ka shanse të kryejë akt lufte për momentin në Kosovë.
The post “Trumpi hiperbolizoi me ndalimin e një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Meçollari (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.