Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas, Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Në Truth Social, Trump shkroi se Zelensky nuk e respektoi SHBA-në, duke shtuar se ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe, transmeton Klankosova.tv
âNe patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. Presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqeâ, shkroi Trump, transmeton Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>