Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të “duhet të bëjë një marrëveshje”.
Trumpi e bëri këtë deklaratë ndërsa rriti presionin mbi Evropën për të ndaluar blerjen e naftës nga Rusia.
“Ai do të duhet të bëjë një marrëveshje, Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje dhe Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia.”, tha Trumpi, teksa po nisej për një vizitë zyrtare në Britani të Madhe.
Presidenti amerikan ka shtuar përpjekjet e tij për të arritur një fund të luftës në Ukrainë që kur ka filluar mandatin e tij të dytë.
Megjithatë, pavarësisht një samiti që ai zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaska më 15 gusht, nuk ka pasur përparim në bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!