Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur një vendim të papritur që pritet të tronditë industrinë globale të filmit. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump njoftoi vendosjen e tarifave doganore 100% për të gjithë filmat që prodhohen jashtë SHBA-së dhe shfaqen në kinematë amerikane.
“Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen. Industria e filmit po vdes me shpejtësi,” shkroi Trump, duke akuzuar shtetet e huaja për “praktika të padrejta” dhe “ofrim të stimujve që tërheqin prodhuesit amerikanë jashtë vendit”.
Ai shkoi më tej, duke e cilësuar këtë si një “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe tha se tarifat hyjnë në fuqi menjëherë.
Ky vendim shihet si përshkallëzim i ri i luftës tregtare, që Trump e ka ndjekur me vendosmëri gjatë presidencës së tij.
Kina, një nga vendet më të prekura, ka paralajmëruar hakmarrje, duke njoftuar kufizime të reja për filmat amerikanë në tregun e saj, i cili është i dyti më i madh në botë për kinematë.
Studiot hollywoodiane, që prej kohësh përballen me sfida financiare dhe rënie të të ardhurave, tani përballen me një goditje të re. Ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda ekonomike dhe rrezik për mijëra vende pune.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);