Trump vendos një imazh të ‘një autolapsi’ në vend të portretit të Biden – në galerinë e portreteve presidenciale

Trump vendos një imazh të ‘një autolapsi’ në vend të portretit të Biden - në galerinë e portreteve presidenciale

Presidenti amerikan, Donald Trump zbuloi të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë “Presidential Walk of Fame”, e cila paraqet foto të 45 burrave që kanë udhëhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por çfarë ka rënë në sy është fakti se tek vendi ku duhej të ishte fotografia e ish-presidentit Joe Biden, aty është parë një imazh i një “autolapsi” – pajisjes që vendos automatikisht firmën e Bidenit.


Siç kujtojnë mediat, në qershor të këtij viti, Trump nisi një hetim zyrtar për të përcaktuar nëse dokumentet e nënshkruara nga Biden ishin nënshkruar në të vërtetë prej tij personalisht apo nëse ishte përdorur një “autolaps”.

Në atë kohë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se “në muajt e fundit, është bërë gjithnjë e më e qartë” se ndihmësit e Biden “kanë abuzuar me pushtetin e tyre duke përdorur autolapsin”.

Ndihmësit e Biden u akuzuan se po përpiqeshin të fshihnin rënien e tij njohëse dhe të ushtronin kompetencat e dhëna sipas Nenit II të Kushtetutës së SHBA-së.

Edhe pse u detyrua të hiqte dorë nga kandidimi i tij për rizgjedhje vitin e kaluar nga demokratët e tjerë të panikuar për “mprehtësinë e tij mendore”, Biden ka këmbëngulur se ai kishte plotësisht kontroll dhe se ai autorizoi përdorimin e “autolapsit”.

Por, siç theksohet më tej, nënshkrimet e shkruara automatikisht kanë fuqi të plotë ligjore për sa kohë që ishin të autorizuara.

Ndryshe, Trump ka bërë shumë rinovime të tjera në Shtëpinë e Bardhë – duke përfshirë ndryshime që përfshijnë prarime dhe zbukurime të arta të shtuara në Zyrën Ovale dhe Dhomën e Kabinetit. /Telegrafi/