Trump: Turqia mund të ndihmojë në sjelljen e Zelenskyt dhe Putinit në tryezën e negociatave

news image

Në takimin mes Donald Trumpit dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, vëmendja u përqendrua te lufta në Ukrainë, pas një pyetjeje se si mund të ndihmojë Erdogani për të sjellë Putinin dhe Zelenskyn në tryezën e negociatave.

Duke iu përgjigjur, Trump deklaroi se lideri turk është “shumë i respektuar nga të dy” dhe se mund të ketë “ndikim të madh” nëse dëshiron, ndonëse aktualisht është “shumë neutral”.

Sipas Trumpit, gjëja më e mirë që Erdogani mund të bënte është të mos blejë naftë dhe gaz nga Rusia.

“Ai e njeh Putinin siç e njoh unë Putinin,” shtoi ai, duke përsëritur një deklaratë të thënë shpesh se ka zgjidhur disa luftëra, por se “mendonte që kjo do të ishte ndër më të lehtat për t’u zgjidhur”.

Më tej, Trump theksoi se Rusia ka shpenzuar miliarda dollarë dhe ka fituar “praktikisht asnjë territor”, duke shtuar: “Mendoj se është koha të ndalet, vërtet e mendoj kështu”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/