Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi aftësitë e tij paqeruajtëse gjatë një fjalimi përballë udhëheqësve ushtarakë të martën, duke theksuar se konfliktet në Gaza dhe Ukrainë mbeten të ashpra, pavarësisht ndërmjetësimit të administratës së tij.
Duke folur para komandantëve ushtarakë në Quantico, Virxhinia, Trump tha se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të takohen privatisht për të zgjidhur luftën në Ukrainë.
Ai e përshkroi luftën në Ukrainë si “më të keqen që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe shprehu bindjen se ekziston një rrugëdalje nga konflikti: “Mendoj se do të kemi sukses,” u shpreh presidenti.
Trump shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij të fortë me presidentin rus, duke deklaruar se Putin mund ta kishte përfunduar luftën “brenda një jave”.
Ai shtoi: “I thashë, e di, kjo nuk duket aq mirë për ty. Ke bërë një luftë për katër vjet që duhet të kishte zgjatur një javë. Je ti një tigër letre?”
Në fjalimin e tij, Trump përmendi edhe situatën në Gaza, duke theksuar se konflikti mbetet i përshkallëzuar, pavarësisht përpjekjeve ndërmjetësuese të administratës së tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!