E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump thotë se ishte i informuar për planet e Izraelit për të...

Trump thotë se ishte i informuar për planet e Izraelit për të sulmuar Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për agjencinë Reuters ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse Irani vazhdon të ketë një program bërthamor pas zhvillimeve të fundit.

“Ne i dinim të gjitha dhe u përpoja ta shpëtoja Iranin nga poshtërimi dhe vdekja. U përpoqa t’i shpëtoja shumë sepse do të doja shumë të shihja një marrëveshje të arritur. Ata ende mund të arrijnë një marrëveshje, megjithatë, nuk është tepër vonë”, tha Trump.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë të planifikuar bisedime me Iranin të dielën, por pas sulmeve të Izraelit, mbajtja e takimit është vënë në dyshim.

Sipas presidentit amerikan, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, pritej të takohej me një delegacion iranian në Oman, por situata aktuale e ka bërë të paqartë nëse ky takim do të ndodhë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT