E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizTrump thotë se gruaja e Starmerit është e bukur

Trump thotë se gruaja e Starmerit është e bukur

Presidenti i Amerikës, Donald Trump u pyet në Zyrën Ovale nëse kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, duhet të zgjedhë midis një marrëdhënieje të ngushtë me SHBA-në ose me BE-në.

Trumpi nuk iu përgjigj pyetjes, duke thënë thjesht se ai dhe kryeministri “kanë një marrëdhënie të shkëlqyer”.

“Ne jemi takuar disa herë dhe unë jam shumë i impresionuar me të. Jam poashtu i impresionuar me gruan e tij, ajo është e bukur, e mrekullueshme”.

Zonja Victoria Starmer nuk e ka shoqëruar kryeministrin britanik në këtë udhëtim në Uashington DC./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498