E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë...

Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet (VIDEO)

Gjatë muajit maj, dy kongresiste amerikane qëndruan për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Më 30 maj në Prishtinë, republikania Claudia Tenney dhe demokratja Chrissy Houlahan, u pritën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas turneut  të tyre në dy shtetet ballkanike, të cilat kanë raporte të acaruara pasi që Serbia refuzon ta njeh pavarësinë e Kosovës, kongresistet e nisën një letër të fortë në adresë të presidentin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Tenney dhe Houlahan, thonë se pas vizitave në Prishtinë e Beograd, besojnë se Trump dhe administrata e tij kanë një mundësi unike historike që të bëjnë paqen e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tyre, janë dy shtete strategjikisht të rëndësishme në Ballkan Perëndimor.

Kongresistet thonë se e nxisin shefin e Shtëpisë së Bardhë, të përdorë ndikimin e tij që e quajnë të dukshëm në rajon që të ndihmojë në krijimin e një ujdie për normalizim mes Serbisë e Kosovës, që do të ndihmonte, siç ato thonë, stabilitetin në rajon, mbase edhe duke vizituar dy vendet në një udhëtim me, siç thonë negociata shoqëruese.

Tenney dhe Houlahan, i thanë Trumpit, se ai e di që Ballkani Perëndimor është rajon kritik në botë, dhe se jo-stabiliteti në këtë pjesë, shpesh është pararendës i destabilitetit global dhe konflikteve të mëdha.

Anëtaret e Kongresit, thonë se sikur Kosova ashtu dhe Serbia, janë aleate të forta të SHBA-ve që bashkëpunojnë me ushtrinë dhe agjencitë e inteligjencës. Por marrëdhënia e tensionuar mes dy republikave ballkanike, sipas dy kongresisteve, ka krijuar efekt destabilizues gjithë andej rajonit.

Ato i thanë kryetarit të Amerikës, se një ujdi potenciale paqeje me njohje të ndërsjellë mes Serbisë e Kosovës, do të mund të ishte katalizator për të krijuar një Ballkan Perëndimor, më shumë stabil e paqësor.

Në letër, dyshja nga Kongresi, i tregojnë presidentit amerikan se popullariteti i tij dhe vlerësimi për të në Kosovë e Serbi, është jashtëzakonisht i lartë, madje ndër më të lartit në Evropë.

Në bisedimet që Tenney e Houlahan, kishin me zyrtarë qeveritarë si në Prishtinë ashtu dhe Beograd, ato thonë se nikoqirët u thanë se qëllimin për raporte më të ngushta me SHBA-të dhe mbështetjen e fortë për administratën Trump.

Këtu flitet për vlerësim për fokusin e qartë që e kishte Trump në administratën 1 të tij, kur e bëri Richard Grenellin, të dërguar special për negociatat e paqes, kosovaro-serbe.

Patjetër përmendet marrëveshja e famshme të 4 shtatorit 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Kongresistet thonë se besojnë se këto faktor e bëjnë Trumpin unik të përshtatshëm që të udhëheqë negociatat për një akord më gjithëpërfshirës, Kosovë-Serbi, që mund të çojë në normalizim dhe njohje reciproke.

Ato e përmbyllin letrën, duke i thënë njeriut më të pushtetshëm në botë, se me ndikimin e tij, është e plotësisht e  arritshme ujdia me paqe të qëndrueshme e njohje mes dy vendeve të Ballkanit.

Duke e falënderuar për kohën dhe vëmendjen në këtë çështje që zonjat e quajnë të rëndësishme, thonë se mezi po presin të punojnë në këtë nismë të rëndësishme.

Letra, i është përcjellë edhe sekretarit të shtetit, Marco Rubio, si dhe ambasadorit Richard Grenell, që është i dërguar presidencial për misione speciale.

 

The post Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT