Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump për ndaljen e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se mendon që këto nuk qëndrojnë, derisa u shpreh se Amerika e ka një “president të trentë”.
“Bota, po edhe ne këtu në Kosovë, po edhe NATO si aleancë, po edhe kushdo, çfarëdo që po thotë presidenti Trump, askush nuk është duke e kundërshtuar”.
“Amerika e ka në krye një president të trentë, do të thotë ai është i trentë, s’po them i çmenduar, po me këtë gjuhën tonë që e flasim, ai është i trentë, i lujt. Unë mendoj që këto nuk qëndrojmë, ai është duke ia futë kot”, u shpreh tutje Kajtazi./Klankosova.tv
The post Trump tha se e ndali luftën, Kajtazi: Amerika ka një president të trentë – po ia futë kot (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.