Presidenti amerikani, Donald Trump doli në skenën e Kombeve të Bashkuara dhe e nisi fjalimin duke thënë se teleprompteri nuk po funksiononte.
“Nuk më pengon të mbaj këtë fjalim pa teleprompter, sepse ai nuk po punon”, tha ai mes të qeshurash.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju gjithsesi, dhe në këtë mënyrë flet më shumë nga zemra. Mund të them vetëm që ai që po operon teleprompterin është në telashe të mëdha”, shtoi lideri amerikan.
Ndryshe, 79-vjeçari ka folur për luftën në Ukrainë duke kritikuar Rusinë si dhe konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. /Telegrafi/