Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është takuar me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Guterres i uroi mirëseardhjen presidentit amerikan dhe kujtoi “kontributin e gjatë dhe dinamik” të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Organizatës, duke shprehur gjithashtu “mirënjohje për këtë mbështetje që nga themelimi i OKB-së”.
Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale ndërkombëtare, me theks të veçantë në luftën në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm pranoi “përpjekjet e Presidentit Trump për të zgjidhur konfliktet në të gjithë botën” dhe shprehu “gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të punuar me Shtetet e Bashkuara në ndjekje të paqes”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!