E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump takohet me kancelarin gjerman: Do të jemi të suksesshëm në ndalimin...

Trump takohet me kancelarin gjerman: Do të jemi të suksesshëm në ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur në Zyrën Ovale kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku një ndër temat kryesore të diskutimit ishte situata e rëndë në Ukrainë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh i shqetësuar për zhvillimet atje, por shprehu optimizëm për ndaljen e gjakderdhjes.

“Nuk është mirë. Ai (Merzi) s’është i lumtur për këtë. As unë s’jam i lumtur, por mendoj se eventualisht ne do të jemi të suksesshëm për ta ndaluar gjakderdhjen”, u shpreh Trump para gazetarëve.

Merz, në anën tjetër, falënderoi presidentin amerikan për mikpritjen dhe kujtoi se për herë të parë kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë në vitin 1982. Para fillimit të takimit, ai i dhuroi Trumpit një kornizë me certifikatën e lindjes së gjyshit të tij, Frederick Trump, i cili kishte lindur në Gjermani.

I pyetur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë, Trump u shpreh qartë: “Do të jemi shumë të ashpër, qoftë për Rusinë apo këdo tjetër, do të jemi shumë të ashpër. Kjo është një masakër që po ndodh atje”.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin, për zhvillimet e fundit. Sipas Trumpit, Putin ka thënë se Rusia nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveçse të sulmojë, si reagim ndaj ofensivave ukrainase brenda territorit rus.

“Dhe ndoshta nuk do të jetë e bukur. Nuk më pëlqen. Thashë, ‘mos e bëj, nuk duhet ta bësh, duhet ta ndalosh’. Por përsëri, ka shumë urrejtje”, përfundoi Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT