Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, sâkanë bërë kurrgjë për tâi dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Trump u pyet për takimet e tij të ardhshme me Starmerin dhe Macronin, por u përgjigj duke thënë se âata nuk bënë asgjë, asnjë takim me Rusinëâ.
âAta nuk kanë bërë asgjë. Macroni është mik i imi ndërsa Stramer është një djalë shumë i mirë, por asnjëri prej tyre nuk kanë bërë asgjëâ, tha Trump për Fox News, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, për sa i përket takimeve mes palës amerikane dhe asaj ruse dhe mospërfshirjen e Ukrainës në bisedime për paqe, Trump tha se âZelensky nuk është aq i rëndësishëmâ.
âZelensky ankohet se nuk ka qenë në takime, por ai ishte në takime për tri vjet dhe asgjë nuk është bërë, kështu që mendoj se ai nuk është shumë i rëndësishëm që të jetë në takimeâ.
âKa tri vjet që është në takime dhe shiko çfarë ka ndodhur me vendin e tij, është shkatërruarâ, tha Trump.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>