Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se një pjesë e madhe e lidershipit iranian është vrarë nga sulmet izraelite dhe amerikane atje.
Ai gjithashtu tha se ShBA-ja ia ka idenë se si do të duket grupi i ardhshëm i udhëheqësve iranianë.
“Ne nuk i dimë të gjitha, por shumica prej tyre [janë vrarë]”, thotë Trump në një intervistë telefonike, raporton BBC.
Ndërkaq, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha ka “shenja në rritje” se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë nga sulmet amerikane dhe izraelite.
Më parë, nga Irani kishin thënë që Ali Khamenei është shëndosh e mirë, por ndryshe po thonë kundërshtarët e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


