Trump: Shtetet e NATO-s duhet t’i rrëzojnë aeroplanët rusë nëse u shkelet hapësira ajrore

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se shtetet anëtare të NATO-s duhet t’i rrëzojnë aeroplanët rusë që shkelin hapësirat e tyre ajrore, raporton “BBC”.

Trump bëri këtë koment duke iu përgjigjur një gazetari në New York.

Gjatë takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Trump u pyet nëse do të përkrahte veprimet e tilla, dhe ai u përgjigj shkurt: “Po”.

Në fillim të këtij muaji, NATO-ja rrëzoi dronë rusë mbi Poloni, në përballjen e parë të drejtpërdrejtë me Moskën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ky incident tronditi udhëheqësit në Evropë, duke ngritur pyetje për nivelin e përgatitjes së aleancës ndaj agresionit rus në rritje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/