Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mërkurën la të kuptohej se nuk është duke e synuar dislokimin e ushtarëve në Lindjen e Mesme, kur lufta me Iranin po i afrohet hyrjes në javën e katërt.
“Unë nuk do të vendos trupa askund” – tha presidenti amerikan si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari, i cili pyeti nëse Trumpi ishte duke planifikuar që të dërgonte më shumë ushtarë në rajon, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Nëse do të isha [duke e bërë], sigurisht se nuk do t’ju tregoja, por nuk do të vendos trupa. Ne do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Trumpi foli në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi.
Agjencia “Reuters” raportoi të mërkurën se administrata e Trumpi është duke e shqyrtuar dislokimin e mijëra trupave amerikane për ta përforcuar operacionin kundër Iranit, duke cituar një zyrtar amerikan dhe tre persona të afërt me çështjen.
Trembëdhjetë trupa amerikane janë vrarë që nga koha kur Irani nisi sulme kundër bazave ushtarake amerikane pas fillimit të konfliktit më 28 shkurt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


