E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona...

Trump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në parandalimin e luftërave.

Ai në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, në mesin e tyre përmendi edhe shpërthimin e mundshëm të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetë, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trump.

I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth prandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë temë, para pak ditësh kishte folur edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Konflikti Serbi-Kosovë, në mesin e gjashtëve që i ndali Trumpi”, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

The post Trump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT