Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar rikthimin e një politike të vjetër dhe të diskutueshme nga mandati i tij i parë, që synon të ulë kostot e barnave në SHBA duke i bazuar ato në çmimet e vendeve të tjera.
Trump ka bërë të ditur përmes një postimi në “Truth Social” se do të nënshkruajë një urdhër të ri ekzekutiv të hënën në mëngjes, përmes të cilit synon të reduktojë ndjeshëm çmimet e ilaçeve që mbulohen nga programi federal i shëndetësisë “Medicare”.
Politika që ai synon ta rikthejë njihet si “Kombi më i favorizuar”, dhe ishte finalizuar në fund të vitit 2020. Ajo parashihte që çmimet që paguan Medicare për disa barna të administruara në zyrat e mjekëve të jenë të ngjashme me ato që paguhen në vendet e tjera të zhvilluara.
Kjo nismë ishte bllokuar nga gjykatat federale dhe më pas u anulua nga administrata Biden në vitin 2021, duke e konsideruar të paqëndrueshme dhe me rrezik për furnizimin me barna.
Për momentin, mbetet e paqartë për cilat barna apo kategori pagesash do të aplikohet plani i ri, pasi Trump nuk ka ofruar detaje specifike rreth përmbajtjes së urdhrit që pritet të nënshkruhet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);