Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur sot me fermerët gjatë një eventi në kopshtin jugor të Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë fjalimit, Trump ka përqendruar vëmendjen kryesisht te politikat e tij tatimore dhe mënyra se si ato përfitojnë fermerët amerikanë.
Megjithatë, ai nuk i ka shpëtuar mundësisë për të komentuar edhe mbi situatën në Iran, shkruan skynews, transmeton Sinjali.
“Po ecim shumë mirë në Iran, vetëm që ta kuptoni,” ka thënë Trump, duke theksuar gjithashtu lavdërimin e tij për ushtrinë amerikane dhe performancën e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


