Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sqaroi se vendimi për të sulmuar liderët e Hamasit në Doha “u mor nga kryeministri Netanyahu, nuk ishte një vendim i tij”.
Presidenti amerikan thotë se bombardimi i një “Shteti Sovran dhe Aleati të ngushtë” të SHBA-ve, “i cili po punon shumë dhe guximshëm duke marrë rreziqe bashkë me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk avancon qëllimet e Izraelit apo të Amerikës”.
Megjithatë, ai shton se eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga vuajtjet e njerëzve që jetojnë në Gaza, është një qëllim i denjë, njofton BBC, transmeton Sinjali.
Pas marrjes së lajmit për sulmin izraelit, Trump thotë se “menjëherë urdhërova” të dërguarin special amerikan, Steve Witkoff, që “t’i informojë katarezët për sulmin e afërt” – por shton se ishte “tepër vonë për të ndaluar sulmin”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!