Trump për Putinin: Po më soset durimi

Trump për Putinin: Po më soset durimi

Presidenti amerikan Donald Trump tha se durimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin ‘po mbaron e po mbaron me shpejtësi’.

“Por duhen dy veta për të kërcyer tango. Është e mahnitshme kur Putini dëshiron ta bëjë, Zelensky jo. Kur Zelensky donte ta bënte, Putini nuk e bëri. Tani Zelensky dëshiron dhe Putini është një pikëpyetje… Por ne do të duhet të reagojmë shumë, shumë fort”, tha ai.


Ndryshe, gjatë natës, një sulm masiv me dronë u krye në disa rajone anembanë Rusisë, dhe Moska dhe Shën Petersburgu u shënjestruan gjithashtu.

Sipas informacioneve të para, sulmet shkaktuan zjarre në anije në portin e Primorskut dhe në uzinën e Lukoil në Smolensk.Për shkak të kërcënimit të dronëve, Aeroporti Pulkovo i Shën Petersburgut u mbyll përkohësisht, duke rezultuar në vonesën ose anulimin e gati 50 fluturimeve.

Kryeqyteti rus ishte gjithashtu në shënjestër. /Telegrafi/