E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump pas përplasjes me Musk: Nuk kam ndjenja të këqija - I...

Trump pas përplasjes me Musk: Nuk kam ndjenja të këqija – I befasuar që ndodhi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë pas polemikës publike me Elon Muskun, duke thënë se nuk mban asnjë mllef ndaj miliarderit.

Në një intervistë për New York Post, Trump deklaroi se pavarësisht kritikave të Muskut ndaj projektligjit të tij të quajtur “i madh dhe i bukur”, nuk ka keqardhje apo zemërim personal ndaj tij.

“Nuk kam ndjenja të këqija”, u shpreh Trump. “Isha vërtet i befasuar që kjo ndodhi”, shtoi ai, duke iu referuar debatit që kishte shpërthyer mes tyre ditë më parë.

Megjithëse më parë Trump kishte thënë se ishte “i zhgënjyer” me Muskun, tani ka zbutur tonin, duke nënvizuar se “gjëra të tilla ndodhin” dhe se “nuk e fajëson atë për asgjë.”

I pyetur nëse e sheh të mundur një pajtim mes tyre, ai u përgjigj pozitivisht: “Mendoj që po.”

Megjithatë, Trump theksoi se nuk është i përqendruar në këtë çështje për momentin: “Funksioni im i vetëm tani është ta kthej këtë vend në një nivel më të lartë se kurrë më parë. Dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë.”

Nga ana tjetër, Elon Musk u shpreh të mërkurën se kishte shkuar “shumë larg” në disa nga postimet e tij për Trumpin në rrjetin social X, duke lënë të kuptohet një dozë pendese pas debatit që mori vëmendje të gjerë publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT